Zhvillimi i varësisë

Zhvillimi

Kur kumari fillon të bëhet problem?

Është paksa e veshtirë të kuptohet se kur loja e kumarit fillon të bëhet problem për dikë. Për arsye se secili është i ndryshëm nga tjetri dhe emocionet përjetohen ndryshe. Nëqoftëse të afërmit tuaj vënë re apo edhe nëqoftëse ju kuptoni se kumari po shkakton probleme atëherë duhet të filloni të vini në lojë arsyen. Për të vënë re nëqoftëse loja juaj është duke u bërë problem në jetën tuaj, ne ju ofrojmë një test për të kuptuar më mirë nivelin që jeni. Janë disa mite të cilat lidhen me kumarin dhe mendësinë tuaj :

  • Nëqoftëse vazhdoj të luaj patjetër që do të fitoj.
  • Mund të fitoj çfarë kam humbur deri tani.
  • Kumari është e vetmja zgjidhje për mua dhe ekonominë time.
  • Kumari është mënyra e vetme për të hequr stresin.

Nëqoftëse kumari nuk është më argëtim për ju, dhe ju keni vënë re që ai po bëhet problem në jetën tuaj, shpeshherë do jeni duke pyetur veten tuaj se përse vazhdoni të luani. Por, kumari nuk lind si një problem apo si një ves, ai vjen si një argëtim. Sidoqoftë varësia e kumarit rritet brenda jush në mënyrë të fshehur dhe në çastin që krijohet varësia fillojnë problemet.

Pse është kaq e vështirë të ndalojë?

Personat të cilët luajnë kumar shpesh e pyesin veten se përse nuk heqin dot dorë. Edhe pse varësia nga kumari nuk është substanciale sic është alkooli apo droga, kumari kategorizohet si një varësi në të njëjtën shkallë me drogën dhe alkoolin në DSM-5. Kumari është një varësi që krijon të njëjtat karakteristika në aktivitetin e trurit si të gjitha substancat e tjera, dhe dëshira për ta lënë ndonjëherë nuk mjafton. Në literaturat e varësive një nga shpjegimet kryesore është se edhe pas shumë tentativave të pasuksesshme, personat mund të heqin dorë nga ai. Ndaj, mos u demoralizoni nëqoftëse tentativat nuk po shkojnë mirë.