Çfarë është kumari?

Të kuptojmë lojërat e fatit

Shanset në lojërat e fatit janë të paparashikueshme dhe fati është faktori kryesor ne lojërat e fatit. Sidoqoftë, jo të gjitha lojërat e fatit janë te paparashikueshme. Ka dhe lojëra aftësie. Në këto lojëra, lojtarët e kumarit besojnë se me anë të njohurive të tyre mund të rrisin shanset e tyre për te fituar.

Ka tre kategori lojërash:

Kategoria e parë: Lojëra të cilat janë 100% të paparashikueshme dhe të pakontrollueshme nga vetë lojtarët.

Këto lloj lojërash nuk lënë hapësirë për të shfaqur aftësi dhe njohuri nga ana e lojtarëve. Të gjithë ata të cilët luajnë këto lojëra në vazhdimësi, është e sigurt që do humbasin. Kjo kategori përfshin: Llotaritë, Bingo, Ruletë dhe Makineri Slot.

Kategoria e dytë: Lojëra të cilat janë gjysmë aftësi.

Kjo lloj kategorie përfshin: Bastet sportive dhe Blackjack.

Ne bastet sportive lojtarët vendosin baste në bazë të njohurive duke studiuar historikun e skuadrave sportive.

Në blackjack ekzistojnë dhe libra ndihmës të cilët të ndihmojnë për numërimin e letrave, por sido që të jetë, numërimi është shumë i vështirë. Punonjësit e kazinove të cilët vënë re lojtarë që përdorin këtë mënyrë loje përpiqen ti largojnë ata nga ambientet e kazinove.

Kategoria e tretë: Lojëra të cilat kërkojnë nivel të lartë aftësish dhe njohurish.  

Në këtë kategori lojërash bën pjesë Texas Holdem’ Poker ose ndryshe ‘’Pokeri’’.

Niveli i lartë i aftësive dhe njohurive të lojtarit rrit shanset e tij për të fituar.

POR NË FUND TË DITËS…

Pavarësisht çdo kategorie loje, shansi për të fituar është i paparashikueshëm dhe i pakontrollueshëm 100% nga ana e lojtarit. Të gjitha lojërat janë të rrezikshme dhe në fund çdo lojtar del i humbur nëqoftëse bën një përmbledhje të të gjithë historikut të tij.

JU KUJTOJMË SE, NËQOFTËSE VENDOSNI TË LUANI, JU LUTEM LUANI NË MËNYRË TË PËRGJEGJSHME. MENDONI DHE PËR NJERËZIT RRETH JUSH!

Disa mënyra për ta mbajtur lojën në nivel argëtues dhe mos ta teproni duke krijuar varësi…

  • Përcaktoheni më përpara shumën që do të luani në lojërat e fatit
  • Sigurohuni që shuma e përcaktuar mos të krijojë probleme në buxhetin tuaj
  • Ndaloni së luajturi kur:
    • humbisni shumën e përcaktuar në fillim
    • nuk luani më për kënaqësi
    • keni për të bëre dicka tjetër në atë orar.
  • Planifikoni kohën e lojës dhe mos luani më pas saj
  • Mos luani kurrë duke menduar se do të zgjidhni një problem financiar
  • Nëqoftëse fitoni, shpenzojini ato para në vend tjetër

NËQOFTËSE KUPTONI SE NUK PO ARGËTOHENI MË, LARGOHUNI!