Këshilli Shqiptar për Problemet e Lojërave të Fatit

Suporti ynë/Këshillim

Këshilli Shqiptar për Problemet e Lojërave të Fatit ofron shërbimin e këshillimit për të gjithë ata të cilët ndihen të prekur nga varësia e kumarit në mënyrë që vetë ata, lojtarët e kumarit, që kanë kurajon për të ndryshuar jetën e tyre për mirë duhet ta bëjnë atë. Duke kërkuar ndihmë për të trajtuar varësinë nga kumari ata duhet të marrin mbështetjen e nevojshme pa u shqetesuar sesa duhet të paguajnë për atë.

Gjithashtu ne ofrojmë shërbimin e këshillimit për familjarët apo të afërmit e lojtarëve të kumarit duke i ndihmuar dhe këshilluar ata për të bërë zgjedhjet më të shëndetshme në jetët e tyre tashmë të prekura në mënyrë indirekte nga kjo varësi. Problemi i kumarit prek gjithë familjen nëqoftëse ka minimalisht një pjestar të varur nga kumari.

Këshillimi është një nga mundësitë e shumta për njerëzit që kërkojnë të gjejnë mbështetje dhe ndihmë për problemet e shkaktuara nga kjo varësi.

Këshillimi ofron një mjedis mbështetës në të cilin diskutohen çështje ose shqetësime me një profesionist. Këshilltarët mund të ofrojnë mbështetje dhe strategji për të bërë ndryshime dhe për të marrë përsëri kontrollin e jetës tuaj.

Kjo ju lejon të flisni për ndikimin që kumari ka pasur në jetën tuaj në një mjedis të sigurt, konfidencial dhe jo kërcënues.

Këshilltari është dikush që nuk gjykon dhe kujdeset për të ofruar mbështetje, informacion dhe strategji për ndryshim.

Mund të jetë e vështirë të bësh një hap përpara dhe të bisedosh me një këshilltar për herë të parë, por mos hezito, nuk je i vetëm nëse ndihesh kështu.

Këshillimi gjithashtu mund :

  • T’ju ndihmojë që të vendosni se cilat hapa duhet të ndërmerren.
  • T’ju jap informacion praktik rreth trajtimit të problemeve të parave.
  • T’ju ndihmojë të merrni informacion rreth shërbimeve në komunitetin tuaj.
  • T’ju ndihmojë të menaxhoni stresin, ankthin dhe depresionin.
  • T’ju ndihmojë të kuptoni se nuk jeni vetëm përballë kësaj varësie të rrezikshme

 

Këshillimi funksionon më mirë kur e gjithë familja mbështet njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja pse ndihma është e nevojshme për të gjithë anëtarët e familjes.

Këshillimi nuk mund ta ndryshojë personin me probleme kumari. Vetëm ai ose ajo mund ta bëjë këtë.

Shërbimi që ne ju ofrojmë është këshillimi me telefon dhe këshillimi online.

  • Këshillimi me telefon është mundësia më e mirë për të bërë të mundur një komunikim sa më të drejtpërdrejtë. Ju nuk keni nevojë te identifikoheni, por edhe nëqoftëse e bëni ne ju ofrojmë konfidencialitet. Këshillimi me telefon është i mundur nga ora 09:00 – 21:00, nga e hëna deri të premten.

Mos hezitoni të na kontaktoni në: 0800 1313

  •  Këshillimi online është një mundësi ideale për njerëzit për të marr hapin e pare tërësisht anonim dhe konfidencial.

Ne e dimë se ky është një hap i madh dhe shpesh kërkon shumë guxim. Duke qenë këtu dhe duke lexuar këtë artikull në faqen tonë tregon se jeni duke menduar për të bërë një ndryshim, që është një hap në drejtimin e duhur!

Ky shërbim kryhet në dy mënyra:

  1. Chat live

Stafi ynë ju mundëson një bashkëbisedim të shpejtë për ndihmën që ju nevojitet.

Ky shërbim mundësohet nga ora 09:00 – 15:00, nga e hëna deri të premten.

  1. Këshillim me e-mail 

Ky lloj shërbimi ju krijon mundësinë për të folur më me qetësi dhe është më i këshillueshëm nëqoftëse cështja nuk është urgjente. Ne ju sigurojmë konfidencialitet dhe korrektësi. Përgjigjja jonë do të vijë maksimalisht brenda 24 orëve.

Për të filluar këshillimin me anë të email ju lutem plotësoni të dhënat e mëposhtme: