Zhvillimi i varësisë

Profilet e lojtarëve

  • Lojtarë pa probleme kumari

Lojtarë të cilët luajnë kumar thjesht për argëtim.

  • Lojtarë me probleme kumari

Këtu fillon kumari. Ai fillon të shkaktojë probleme.

  • Lojtarë me probleme të theksuara kumari (lojtarë problematik)

Lojtari ka probleme serioze me kumarin.

 

Lojtarët problematik të kumarit i ndajmë në dy kategori:

 

  • Lojtarë aksioni – Personat që bëjnë pjesë në këtë kategori zakonisht fillojnë të luajnë që në adoleshencë. Mund të dojë pak kohë për lojtarët të krijojnë varësi. Por kur ndodh, varësia mund të zgjasë nga 10 vjet deri sa të trajtohen ose dhe ndoshta do ngelen të varur gjithë jetën. Lojtarët e aksionit janë të prirur të kenë vetëvlersim të ulët. Ata mund të tentojnë të fshehin pasiguritë e tyre në shoqëri. Ata shpesh ndihen ‘’high’’ kur luajnë kumar. Lojtarët e aksionit zakonisht preferojnë lojëra me aftësi si Pokeri apo mendojnë se marrin shumë vesh nga sportet dhe preferojnë të vendosin baste. Ata mendojnë se janë aq të zgjuar sa mund të mundin edhe vetë sistemin e lojës. Lojtarët e aksionit vështirë se mund të heqin dorë nga kumari derisa të trajtohen nga profesionistë të vërtetë.
  • Lojtarët e arratisë – Personat që bëjnë pjesë në këtë kategori zakonisht fillojnë të luajnë kur janë 30 vjeç ose më të vjetër. Ata shpesh udhëhiqen nga një arsye e forte për të luajtur duke zhvilluar varësinë e kumarit. Ata zakonisht nisin të luajnë pasi përjetojnë humbje, abuzime apo edhe trauma. Lojtarët e arratisë zakonisht preferojnë lojëra të cilat varen nga fati sic janë makineritë slot apo edhe bingo. Ata e zhvillojnë këtë varësi brenda muajve. Lojtarët e arratisë zakonisht kërkojnë ndihmë brenda 2 ose 3 viteve të para të varësisë. Këta lojtarë janë më të prirur të kërkojnë ndihmë dhe të heqin dorë nga kumari, të paktën përkohësisht.