Pasojat në familje
Jetesa me dikë, i cili ka probleme me kumarin është një përvojë shumë e vështirë. Ndërsa e duan shumë këtë person, të dashurit shpesh ndjehen të mërzitur plotësisht nga situata e krijuar.
Këto janë ndikimet e kumarit në lidhje me bashkëshortin dhe familjen:
Kriza financiare
Kumar i tepërt shpesh sjell një barrë të madhe financiare për familjen, ndonjëherë duke çuar në borxhe afatgjatë dhe humbje të pasurisë.
Manipulimi
Lojtari i kumarit mund t’i manipulojë të afërmit e tij për të marr para për të luajtur.
Gënjeshtra
Të afërmit mund të gënjejnë për të justifikuar ose mbuluar lojtarin kur kërkojnë borxh te njerëz të afërm. Më pas ata shpikin justifikime për të shpjeguar sjelljen e tij.
Çështjet e shëndetit mendor dhe emocional
Njerëzit e dashur rreth tyre mund të përjetojnë këto emocione: ankth, depresion, trishtim, zemërim, fyerje, siklet, lodhje dhe vetëbesim i ulët.
Problemet e shëndetit fizik
Të afërmit mund të përjetojnë probleme të caktuara fizike: pagjumësia, ulçer, dhimbje të kokës, dhimbje të qafës dhe sëmundje të tjera të lidhura me stresin.
Probleme me vetëbesimin
Familja mund të ndjehet e pafuqishme dhe e pasigurt. Anëtarët e saj mund të mendojnë madje se janë përgjegjës për problemin e kumarit që ka prekur anëtarin e tyre.
Abuzimi verbal dhe fizik
Lojtari mund të bëjë gjeste ose të përdorë tonin e lartë në biseda që të çojnë drejt tensionit, ndarjes, divorcit, vetmise dhe izolimit.
Humbja e aftësisë për t’u kujdesur për veten
Ndonjëherë, anëtarët e familjes i kushtojnë shumë vëmendje lojtarit të kumarit që ai të rregullohet dhe kështu lënë pas dore nevojat e tyre.
Pasojat e kumarit të tepërt për miqtë dhe kolegët
Efektet negative të kumarit të tepërt ndihen edhe në rrethin shoqëror të lojtarit. Miqtë dhe kolegët e tij pasi mund të kenë ndihmuar herë pas here me para borxh apo me mbulime të caktuara, fillojnë ta shmangin dhe ta distancojnë lojtarin e kumarit. Kështu humbet dhe autoriteti i tij në rrethin e miqve.