Këshilla për lojtarin
Hapi më i madh për të shëruar problemin e varësise së kumarit është që të pranoni që ju jeni të varur ndaj tij. Kjo kërkon një forcë shumë të madhe dhe kurajo për ta pranuar këtë varësi sidomos kur ju keni humbur shumë para në kumar dhe keni prishur shumë marrëdhënie gjatë kësaj kohe. Mos u dëshpëroni dhe mos qëndroni vetëm në depresion. Shumë të tjerë kanë qenë në situatë të tillë dhe kanë triumfuar mbi vesin dhe kanë rindërtuar jetën e tyre. Po,dhe ju mundeni.
- Mësoni të lehtësoni ndjenjat në mënyrë të shëndetëshme
A shkoni luani kumar kur jeni vetëm ose të mërzitur? Ose pas një dite të lodhshme në punë ose pas një sherri me gruan tuaj? Kumari mund të jetë një mënyrë për të kaluar momente jo të mira. Por duhet të dini se ka dhe mënyra më të shëndetshme dhe më efektive për të kontrolluar streset apo ndjesitë e tjera jo të mira. Mund të merreni me ushtrime fizike, të kaloni më shumë kohë me miqtë të cilët nuk luajnë kumar, të krijoni hobe të reja ose të praktikoni teknika relaksuese si meditimi.
- Forconi rrjetin e përkrahjes
Është shumë e vështirë të mposhtni këtë varësi pa mbështetje, prandaj komunikimi me miqtë apo familjarët tuaj është i rëndësishëm. Nëqoftëse rrjeti juaj i përkrahjes është shumë i vogël atëherë ka mënyra të tjera sesi ju të bëni miq të rinj pa shkuar të luani në kazino apo të vini baste. Tentoni të flisni me kolegët tuaj të punës, regjistrohuni në ndonjë kurs ose kryeni shërbime vullnetare për kauza të ndryshme.
- Kërkoni ndihmë për çrregullimet e humorit
Depresioni, stresi apo edhe ankthi ju çojnë drejt e në kumar. Edhe kur ju të lini vesin e kumarit këto probleme përsëri do ti keni prandaj është e rëndësishme të flisni me ndonjë profesionist terapie. Kujdes, varësia nga kumari ka çuar shumë persona drejt vetëvrasjes.
- Përballuni me dëshirat për të luajtur
Të ndjeni nevojën për të luajtur kumar është normale, por ndërkohë që ju ndërtoni zgjedhje të shëndetshme dhe një mbështetje të fortë miqsh, rezistimi i tundimit të kumarit fillon e bëhet gjithmonë e më i lehtë. Kur ju ndjeni një nevojë të madhe për të luajtur ju duhet të:
- Shmangni izolimin
Telefononi një familjarin tuaj, ose takoni një mikun tuaj për kafe.
- Shtyni kohën e planifikuar për të luajtur kumar
Thojini vetes suaj të presë pak kohë qoftë dhe një orë për të luajtur. Ndërkohë që prisni, ndjesia për të luajtur mund të fillojë të dobësohet ose të kalojë.
- Parashikoni çfarë do të ndodhë nëqoftëse shkoni dhe luani
Mendoni se si do të ndiheni pasi të humbisni të gjitha paratë tuaja në kumar dhe të zhgënjeni veten tuaj dhe familjen tuaj përsëri.
- Shpërqëndroheni veten tuaj me një aktivitet tjetër
Siç mund të jetë të shkuarit në palestër, të shkuarit në kinema, të shikoni video motivimi apo dhe të shikoni video mbi persona të prekur nga ky ves.
- Të ballafaqoheni me gabimin
Nëqoftëse nuk jeni të aftë ti rezistoni nevojës për të luajtur, mos mbani inat me veten tuaj ose mos përdorni justifikime për ta mohuar. Për tu shëruar nga vesi i kumarit është shumë vështirë. Ju mund të gaboni herë pas here, e rëndësishme është të mësoni nga gabimet tuaja dhe të vazhdoni drejt rekuperimit.
Ne ju sugjerojmë këto mënyra për të luajtur me përgjegjshmëri:
- Nëse vendosni të luani kumar, bëjeni për arsye argëtimi. Nëse loja nuk po ju argëton më, pyeteni veten tuaj se përse vazhdoni të luani akoma.
- Përpara se të luani konsideroheni paranë tuaj të humbur dhe fitoren konsideroheni si një bonus.
- Vendosni një limit kohor për kohëzgjatjen e lojës suaj. Nuk ka rëndësi nëqoftëse po fitoni apo po humbisni.
- Mendoni se do humbisni. Përpiquni ti mbushni mendjen vetes suaj se shanset për të fituar janë 0.
- Mos merrni para borxh për të luajtur.
- Krijoni një balancë në jetën tuaj. Kumari nuk duhet të marr pjesë në jetën tuaj shoqërore, familjare apo dhe profesionale.
- Mundohuni të shmangni idenë se do fitoni çfarë po humbisni. Shanset më të mëdha janë që të humbisni dhe ato që ju kanë ngelur.
- Mos luani më nëqoftëse përballeni me dhimbje të forta emocionale.
- Mësoni rreth shenjave parandaluese të varësisë së kumarit. Sa më shumë të dini aq me mirë do ta përballoni situaten.