Faqs - Pyetje dhe përgjigje

Vetëm personat me personalitet të dobët zhvillojnë varësi nga kumari?

 Jo. Shumë njerëz që zhvillojnë varësi nga kumari  konsiderohen  si të përgjegjshëm dhe me karakter të fortë. Faktorët ambjental shpesh çojnë në një ndryshim në sjellje duke krijuar varësi, të tilla si kurioziteti i tepërt , stresi në marrdhënie apo edhe stresi i punës.

A mund të quhesh lojtar problematik kumari nëqoftëse nuk luan përditë?

 Shpeshtësia e të luajturit jo domosdoshmërisht e përcakton nëqoftëse jeni apo jo lojtar problematik. Nëqoftëse ju përjetoni simptomat e një lojtari problematik kjo do të thotë se ju jeni të varur nga kumari edhe pse nuk luani përditë.

Çfarë duhet të bëjnë familjarët apo miqtë kur lojtarët e kumarit i kërkojnë para borxh?

Nuk duhet të jetë e lehtë që t’i jepni para borxh një lojtari kumari prandaj shikojeni situatën me kujdes sepse duke e financuar ju ndoshta po e shtyni atë përsëri drejt lojës. Ndaj kujdes kur vendosni të jepni para borxh.

Sa para duhet të humbasësh në lojëra fati që të krijosh varësi nga kumari?

Parate jo domosdoshmerisht përcaktojnë nëqoftëse keni krijuar apo jo varësi nga kumari. Impakti negativ që ai sjell në jetën tuaj e përcakton nëqoftëse keni krijuar apo jo varësi nga kumari