Zhvillimi i varësisë

Efektet e kumarit

Varësia nga kumari mund të ketë impakt serioz në shëndetin fizik, në shëndetin mendor, në ekonominë e lojtarit të kumarit por gjithashtu mund të ketë impakt serioz edhe në familjen e tij. Pse nuk mundem ta lë dot kumarin?!

  • Si më ndodhi kjo? Nuk po i besoj vetes se në çfarë telashi jam futur.
  • Nëqoftëse lë kumarin tani, i bie që jam një dështak i madh. Nuk ka mënyrë tjetër veç kumarit për të larë borxhet që kam.
  • Nëqoftëse do të kisha më shumë para, jam i sigurt se do të dilja para.
  • Nuk e përballoj dot vetëm gjithë këtë telash që jam futur, më vjen turp të kërkoj ndihmë dhe ta pranoj.
  • Duhet ti zgjidh vet problemet e mia.
  • Nuk e mendoja kurrë se do arrija deri këtu.

Ju duken të njohura këto shprehje? Shumica e personave që kanë probleme me kumarin thonë se e humbasin kontrollin për kohën e harxhuar dhe paratë e humbura në kumar. Ndërkohë, ata injorojnë çdo përgjegjësi tjetër veç kumarit. Ata e dinë se kanë dhe probleme të tjera, por vetëm kumari është i rëndësishëm për ata. Shumë persona që kanë probleme me kumarin kanë ndjesira të ndryshme. Ata e dinë se po krijojnë probleme për personat rreth tyre, atyre u fillon ankthi dhe zakonisht fillojnë të urrejnë veten e tyre për veprimet e ulta që kryejnë. Por dëshira e parezistueshme për të luajtur kumar duket më e madhe se ndjenja e fajit. Ata nuk pranojnë kurrë se do të humbin. Shumë prej tyre mendojnë se fati do t’iu kthehet një ditë dhe ata do të ndjehen kryelartë shumë shpejt. Disa të tjerë mendojnë se kumari është e vetmja mundësi për të dalë nga veshtirësia që janë futur. Disa të tjerë premtojnë se do të heqin dorë nga kumari, por ata realisht nuk po munden. Ata kanë frikë se të dashurit e tyre do ta marrin vesh për ta. Kjo i fut ata akoma dhe më shumë në borxhe. Lojtarët e kumarit vazhdojnë të besojnë se do të fitojnë një shumë të madhe parash që do ti nxjerrë nga telashet, por kjo i fut akoma dhe më keq në borxhe. Sapo ata fitojnë ndonjë dorë parash, ata menjëherë i lënë përsëri në kumar.  Ata mendojnë se do të sheshojnë çdo problem që i ka krijuar kumari deri tani.

 

A po shkakton kumari probleme për ju apo për të tjerët rreth jush? Këto shenja ju bëjnë të kuptoni nëse vërtet po shkakton:

  • Shpenzoni më shumë para seç mund të përballoni në kumar.
  • Nuk mund të kontrolloni veten tuaj kur jeni duke luajtur.
  • Jeni konfliktual në marrëdhënie familjare kur bie fjala te paratë.
  • Nuk jeni më social dhe ju ka humbur interesi për hobe të ndryshme apo dhe për të shpenzuar kohë me familjen.
  • Mendoni gjatë gjithë kohës për kumarin.
  • Gënjeni ose e fshihni që luani.
  • Vazhdoni të luani derisa të lani borxhet.
  • Merrni para borxh, shisni sende me vlerë vetëm që të luani kumar.
  • Kërkoni gjithnjë e më shumë të rrisni sasinë e parave për të fituar gjithnjë e më shumë.
  • Neglizhoni dukshëm punën, familjen, shkollën e cdo përgjegjësi tjetër që ju rrethon.
  • Ndiheni më të shumtën e dites në ankth, i shqetësuar apo dhe depresiv.