Çfarë është kumari?

Kumari

Kumari është akti që kryejmë duke vendosur një bast të çfarëdoshëm. Ne mund të vendosim si bast para apo dhe një objekt ose send të caktuar, dhe ti rrezikojmë ato për të fituar diçka edhe më të madhe. Çdokush, i cili përfshihet në aktivitete kumari ka mundësi të mëdha për të krijuar varësi ndaj tij, por jo gjithnjë kumari mund të të çojë drejt varësisë. Kumari fillon të bëhet problem kur ai shkakton probleme. Jo të gjithë personat që luajnë kumar dhe problemet që ata ndeshin janë njësoj. Personat që luajnë kumar mund të jenë të moshave, profesioneve dhe niveleve shoqërore të ndryshme.

Ka disa arsye përse njerëzit zgjedhin të luajnë kumar. Dikush zgjedh të luaj nga kurioziteti për të provuar fatin në lojërat e fatit, dikush luan për të kaluar kohën e lirë e për tu argëtuar, dikush se ka krijuar varësi, dikush tjetër për tu larguar nga monotonia e përditshmërisë dhe dikush tjetër për të fituar. Por për të gjithë këta persona loja e kumarit ka shumë mundësi të krijojë varësi.
Ka mënyra të ndryshme të së luajturit kumar:

  • Bileta llotarie
  • Gërvisht dhe fito
  • Bingo
  • Lojëra kazino (blackjack, roulette)
  • Baste sportive
  • Makineri Slot
  • Poker etj…

DSM-5 e vendos varësine nga lojërat e fatit si një ndër varësitë më problematike të njerëzve.

A jeni në dijeni sesi kumari mund të kthehet në problem shqetësues në jetën e njerëzve, të atyre që luajnë vet apo qoftë dhe familjarëve të tyre?

Vizitoni website-in tonë për të kuptuar më mirë këtë lloj varësie dhe për të bërë të mundur gjithashtu parandalimin e saj në çfarëdo lloj rrethane.