Ciftet ndajnë shumë gjëra së bashku, ata ndajnë faturat, ndajnë pronat, ndajnë kohën, ndajnë dashurinë, ata ndajnë përgjegjësitë . . . dhe kështu lista vazhdon edhe më tej.

Fatkeqësisht, ciftet gjithashtu ndajnë edhe pasojat e varësisë së lojërave të fatit në momentin që lojërat e fatit fillojnë të ndikojnë në jetën e një prej pjestarëve.

Shumica e personave të cilët janë të varur nga lojërat e fatit e humbasin kontrollin e kohës dhe të parave që janë duke luajtur. Ata fokusohen vetëm te loja dhe injorojnë çdo përgjegjësi dhe dëm që lojërat e fatit po i shkaktojnë. Disa persona të cilët kanë krijuar varësi nuk i lidhin problemet e jetës me varësinë e tyre. Të tjerët janë mundur të heqin dorë por nuk ja kanë dalë mbanë. Ata ndjehen të inatosur dhe të mërzitur sa herë që tentojnë të heqin dorë nga lojërat e fatit.

Të tjerë premtojnë të heqin dorë, por nuk munden. Ata kanë frikë se njerëzit e dashur të tyre do t’i zbulojnë. Kjo i zhyt ata edhe më shumë në gënjeshtra dhe në borxhe të tjera. Ata vazhdojnë të shpresojnë se fitorja e një shume të madhe parash do t’i japë fund problemeve të tyre. Hapi i parë për personat e varur është të heqin dorë nga humbjet dhe shpresa për një fitore të madhe. Më pas ata do të fillojnë të rimarrin në kontroll jetën e tyre.

Shumë marrëdhënie nuk i mbijetojnë problemeve nga lojërat e fatit. Familje të tjera mundohen t’ja dalin nëpërmjet vështirësive dhe bëhen të shëndosha me kalimin e kohërave. Njerëzit munden dhe arrijnë të heqin dorë nga varësia, por kjo kërkon kohë dhe durim përgjatë gjithë problemeve.

Mos merrni vendime të rëndësishme mbi marrdhënien tuaj ndërkohë që jeni të stresuar.
Merrni kohë të mendoni me qetësi dhe konsiderojini ndjenjat dhe nevojën e gjithë familjes.

Ndaj, mos hiqni dorë nga njerëzit e dashur në mënyrë të nxituar. Provoni të shëroni familjen tuaj me specialistë të shëndetit mendor.

Shërohuni bashkë ❤️