Një nga arsyet më madhore të përshkallëzimit të kësaj varësie në shoqëri është pathyeshmëria e urës së komunikimit midis njëri-tjetrit. Shoqëria jonë vuan nga paragjykimi dhe kjo bën të mundur hezitimin për të komunikuar lirshëm me njerëz të tjerë për probleme që hasim në jetën tonë. Duke mos e diskutuar problemin që ka prekur ju apo familjarin tuaj, ju jo vetëm që vazhdoni të vuani në vetvete pasojat e kësaj varësie por nuk arrini të gjeni zgjidhje për këtë problem. Ndoshta personi qe ju zgjidhni të flisni ka një mënyrë zgjidhje për ju .Më vjen ndërmend një shprehje e një mikeshës dhe koleges sime nga Zvicra në një konferencë e cila më thotë: – ‘’Unë kam arritur t’i bind ata që më janë afruar për ndihmë, duke përforcuar mesazhin sensibilizues me shprehjen ‘’Një problem i ndarë është një problem përgjysmë’’. Prandaj këshilla ime për të gjithë të prekurit apo dhe familjarët e tyre nga kjo varësi është të komunikojnë. Të flasin me persona të besuar dhe të arsyeshëm sepse ata e shikojnë situatën në një mënyrë tjetër, e shikojnë pa futur ndjenjën në mes dhe do t’iu sugjerojnë gjithnjë të shkoni drejt një psikologu apo dhe një këshilluesi per problemet e lojërave të fatit. Është e rëndësishme të mos vuani më nga pasojat e veprimeve të së kaluarës. Ju duhet të jeni në gjëndje për të mposhtur këtë varësi e cila ka ndikuar në mënyrën më të keqe jetën tuaj apo familjarit tuaj.