Pas rënies së komunizmit dhe ardhjes së demokracisë, tregu shqiptar përpos bizneseve të ndryshme mirëpriti dhe biznesin e lojërave të fatit duke e legjitimur atë. Në dukje erdhi si një risi europiane dhe na suprizoi duke na servirur një mundësi të re argëtimi tashmë jo më nëpër skuta pallatesh por në mënyë të ligjshme dhe tërheqëse. Filloi përhapja në mënyrë të jashtëzakonshme. U pranua nga shoqëria, u zhvillua dhe mbi të gjitha u bë pjesë e përditshmërisë. Njerëzit nxitur dhe nga padituria filluan ta shikojnë si një park lojërash dhe filluan të harxhojnë gjithnjë e më shumë kohë dhe para në të pa ditur dhe pa njohur pasojat që mund të sillte ky lloj aktiviteti. Papritur u përhap në mënyrë masive duke krijuar probleme të natyrave të ndryshme në shoqëri. Shoqëria Shqiptare pas ardhjes së demokracisë, e shpërqëndruar dhe e pa ekulibruar mirë vazhdonte ta nënvlerësonte këtë dukuri që i ishte sjellë. Ndërkohë, me ardhjen e trazirave, informaliteti nëpër pika kumari bëri të mundur administrimin e këtyre pikave nga ‘’të fortët’’ e kohës. Me stabilizimin e gjëndjes politike në vend,  lojërat e fatit filluan të zhvillohen akoma dhe më shumë. Zhvillimi i tyre u përmirsua dukshëm edhe me përmirësimin e teknologjisë duke krijuar akoma dhe më shumë lehtësira për aksesueshmërinë në të. Pas hyrjes së kompanive të huaja në tregun e lojërave elektronike, tregu u zhvillua ndjeshëm edhe me kompani shqiptare në aspektin e basteve sportive. Industria e lojërave të fatit gjatë gjithë kohës krijon lehtësira për mbarëvajtjen e biznesit të tyre, por dhe ‘’Albanian Council on Problem Gambling’’ është ideuar për krijimin e një platforme për mbarëvajtjen e përgjegjshmërisë të shoqërisë duke krijuar mundësi informimi, ndërgjegjësimi dhe këshillimi në lidhje me problemet që hasen nga qytetarët nga varësia e kumarit.  ‘’Albanian Council on Problem Gambling’’ nuk ndikohet nga ulja apo rritja e aksesueshmërisë së lojërave të fatit, ajo është dhe do të jetë gjithnjë në anën e shoqërisë për të bërë të mundur përmirësimin e jetesës së të prekurve nga kjo varësi direkt apo indirekt.